Gjithçka mori fund për pak më shumë se një minutë!
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Lezhë, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Nga pamjet e siguruara nga News24, zbulohet se autorët nuk mbanin maska dhe ishin krejtësisht gjakftohtë gjatë ekzekutimit të dy bashkëshortëve, ndërkohë që ajo që vihet re është në një moment një automjet ishte drejtuar drejt vendit të krimit, por se është kthyer pas sapo ka dëgjuar të shtënat.
Autorët janë identifikuar si Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.
Djali dhe nipërit e Genc Mhillajt, për vrasjen e të cili akuzohej viktima, vëzhguan, ndoqën dhe qëlluan me breshëri automatiku ndaj automjetit me të cilin udhëtonin çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke i lënë të dy të vdekur në vend.
