Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Arbri Agalliu, denoncon situatën me zjarret në fshatin Gramë të Himarës.

Deputeti publikon një video në faqen e tij të “Facebook”, ku shihet situata nga flakët, ndërsa shkruan se po rrezikojnë seriozisht nga zjarri jo vetëm pushuesit, por edhe bizneset.

“Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Stacionin e Policisë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbrij sa më parë. U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit. Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht. Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë”, shkruan deputeti i zgjedhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb