E ardhmja e Luka Modric, i cili po gjen pak hapësirë te Real Madrid, mund të jetë larg Spanjës. Këtë e raporton shtypi spanjoll, sipas të cilit, Leo Messi do të kishte lëvizur personalisht në përpjekje për të bindur mesfushorin kroat që t’i bashkohej atij tek Inter Miami.
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 kur u shpall nënkampion bote me Kroacinë, është lojtari i 15-të në minuta në skuadër, me 287′, vetëm përpara Ceballos, Militao, Brahim, Mendy, Lunin dhe Lucas. Apriori nuk ka asnjë problem fizik dhe kjo e përforcon anomalinë e situatës. Diçka po ndodh me Modric.
“Jam plotësisht i qetë, i vetëdijshëm që duhet të punoj si deri tani dhe që herët a vonë do të kem mundësi. Jam i vetëdijshëm që kemi shumë konkurrencë në mesfushë, se këta të rinj janë lojtarë të nivelit të lartë. Unë mbetem i bindur se mund të luaj akoma ashtu siç ka nevojë Real Madridi.
Kushti im i vetëm për të qëndruar ishte që të më trajtonin si një lojtar konkurrues, siç kam qenë deri tani, dhe jo që të më mbanin në skuadër për meritat e kaluara. Askush nuk është i lumtur kur është jashtë loje. Nuk qëndrova për të ndenjur në stol, por sepse dua të luaj dhe të shijoj futbollin dhe Madridin” – u shpreh Modric.
Dhe rreth këtij ekosistemi të ri në jetën e Luka Modric, Inter Miami hyn në lojë. Ai ka marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shumë ekipe dhe nga kjo Inter Miami në veçanti. Ai kishte një superofertë në Arabinë Saudite, por donte të qëndronte në Madrid.
Tani vetë Messi personalisht është i interesuar për mundësinë. Në Kroaci pak ditë më parë Modric u takua me Beckham. Arabia dhe milionat e saj nuk mundën ta joshin Lukën, besnik ndaj bardhezinjve, por tashmë ai ka në horizont edhe skuadrën e Floridës dhe korniza ka ndryshuar.
(BalkanWeb)