GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Masa është kërkuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në fuqi.
Ndërsa, burime pranë SPAK bëjnë të ditur se është firmosur edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Por mësohet se kjo e fundit ndodhet jashtë Shqipërisë. Ajola Xoxa ka udhëtuar drejt Romës në datën 8 shkurt.
Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado.
Më datë 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO-së kontrolle janë kryer edhe në studion “Harabel” në ish-Bllok ku u sekuestruan edhe dokumente, që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Dado.
SPAK nisi hetime të thelluara për pasurinë e Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij.
Erion Veliaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
(BalkanWeb)