Në emisioni “Open” në News24 kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, Stefan Pinguli tha se kanë hequr dorë edhe nga kërkesat minimale, duke shtuar se kishin besim përmirësim të situatës, por paketa e re nuk është aspak ndihmuese.

Nga ana e tij, ekspert i Ekonomisë Petraq Milo tha se me gjobën shtohet evazioni.

Pjesë nga biseda në studio:

Pinguli: Problemet janë shumë të larta sa kemi hequr dorë nga kërkesat minimale. 12 % -220 % na shkon tani, kemi shpenzime transporti. Si do të shkojmë me kosto të ulëta nëpër eksporte, thonë vetëm 3 % ju njohim, nëse paguaj akcizën për naftën ti duhet ta rimbursosh, por jo thonë hap një shoqëri tjetër. Të shtyjnë të bësh veprime anormale. Kishim besim se po rregulloheshim, por tani na erdhën disa bomba.

Luftohet evazioni me gjoba kaq të mëdha?

Soko: Në bashkinë e Tiranës vendosja e gjobave është bërë e njohur. Qëllimi ndëshkues ka nga pas shantazhimin. Dëmi shkaktohet paraprakisht, me këtë sistem të parapagimit e kemi dëmin të bërë.

Milo: Sa i përket gjobës, evazioni shtohet. Të shtosh 10 fish gjobën, është një shtesë për korrupsion dhe një shtesë për evazion. Në një situatë ku ka shumë problematikë me administratën që ke. Është një situatë , ku edhe viti i ardhshëm parashikohet i lartë, të intereson që për këtë periudhë të mos krijosh problematike me biznesin dhe përkundrazi shton masa represive që përkthehen me rritje të gjobëvënës. Për çështjen e fasoni prek thelbin e gjësë. Likuiditeti është problem i fasonëve. 65 % e punonjësve ke ne paguhen me pagë minimale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: