TIRANË

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cilëson 21 nëntorin, një ditë të shënuar për ekipin drejtues të LSI-së. Bëhet fjalë për ditën e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të kësaj force, ku Gjosha thotë se mes tyre gra dhe vajza kanë mundësinë të zgjidhen në kuota të barabarta 50% për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse.

“Data 21 nëntor do të jetë një ditë e shënuar për ekipin drejtues të LSI. Mes tyre gra dhe vajza që kanë mundësinë të zgjidhen në kuota të barabarta 50% për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse. Ne besojmë te forca e gruas, ne besojmë te familja, besojmë te e ardhmja.
LSI vjen me një ekip të ri që rrezaton shpresë dhe energji pozitive dhe që do ta çoj vendin drejt një ndryshimi të madh pas 25 Prillit.
#votofitoren
#votoshqiperiashtepiajuaj”, shkruan Gjosha.

Gjosha
Gjosha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb