Një filmim i pabesueshëm, tregon një leopard dëbore, shumë i uritur dhe i vendosur për të kapur gjahun e tij, një dele blu, në malet e Himalajeve.

Në një farë pike të dy kafshët teksa vrapojnë bien nga një lartësi 120 metra.

Pavarësisht rënies impresionuese dhe disa plagëve, duket se leopardi i dëborës arrin të mbijetojë teksa mban në gojë gjahun e tij.

Por, është interesant se leopardi që nga momenti i parë që i vërsulet dashit, nuk e lëshon edhe pse vazhdimisht rrokullisen dhe përplasen nëpër shkëmbinj, kurse ekspertët e kësaj fushe e quajnë këtë veprim të tij si “përqafimin e vdekjes”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb