Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili i ka nxjerrë një fotografi, ku shfaqet në krah të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Nga ana e tij, Rama ja ka kthyer me ironi, duke i thënë se maskën e koronavirusit e paska anti-gaz.

“Lartmadhni, të lutem. Maskën e paske anti-gaz, në rregull. Të lutem mos më ndërprit. Ose të paktën, kur nxjerr panorama, mos më moho kënaqësinë të të shoh mustaqet. Më vjen mirë që këtë herë mustaqet i ke mbrojtur me maskë”, ja kthen Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb