Avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 e ka cilësuar kuorumin prej 6 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese si të pamjaftueshëm për të marrë vendime të rëndësishme si për zgjedhjet.

Daci thotë se është një mekanizëm antikushtetues i ngritur, që do detyrojë vendimet të shkojnë në Strasburg.

Juristi thotë se në rast se 2-3 anëtarë të Gjykatës tërhiqen nga votimi për një ccështje, atëhere kërkesa rrëzohet pasi nuk plotësohet kuorumi dhe ajo ccështje nuk zgjidhet.

‘’Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton rastet kur gjyqtari s’mund të jetë pjesë e gjykimit. Ka dhe në parim parregullsinë e zgjedhjeve. Problemi procedurial do ishte i tillë, që shumica e Gjykatës, pra ka 9 veta, dhe ndahet në 3. Teorikisht nëse dikush do ngrinte, se 3-4 anëtarë janë zgjedhur në mënyrë të parregullt atëhere s’do merrnin pjesë në gjykim. Kështu s’plotësohet kuorumi. Do bëhet një akrobaci tjetër për të dalë nga kjo. Shumicën të cilën ne kemi nuk është i mjaftueshëm për të marrë vendime të rëndësishme. Zëre se s’ka ndikim politik. Qoftë zgjedhje, përtej faktit politik ka dhe debat të fortë juridik. Ka ndarje goxha të fortë. Çka do të thotë që nëse 2 nga këta anëtarë apo 3, 2 nga 6 nuk votojnë, atëhere kërkesa rrëzohet. Kam frikë se kërkesa e numrit të duhur do përdoret si mekanizëm për të rrëzuar kërkesat.

Nuk mundet, si mund t’ia rrëzosh dikujt kërkesën kur nuk e ke votuar. Ky mekanizëm është antikushtetuese. Unë vij në Gjykatë Kushtetuese për të zgjidhur, jo për të mos zgjidhur. Prandaj kjo do shkojë në Strasburg. Ky është aspekti antikushtetues, dhe nuk e lejon Gjykatën të verifikojë. ‘’- tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb