TIRANA

Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë padinë e Besnik Canit, ish- anëtarit të KLP të shkarkuar nga Vettingu ndaj gjyqtarit të pezulluar të KPA, Luan Dacit.

Cani pas shkarkimit të KPA paditi në Gjykatën Kushtetuese Luan Dacin dhe Artan Hajdarin duke pretenduar se ishin emëruar anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.

Luan Daci është pezulluar pasi po hetohet për falsifikim dokumentash nga SPAK dhe nuk kryen dot detyrën e tij ndërkohë ai ka qenë pjesë e dhjetra proceseve në KPA për shkarkimin apo konfirmimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb