Nga: ELDA MENGA*

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që i dha te drejtë Partisë Demorkatike për shfuqizimin e nenit 4 të ligjit për fuksionimin e KLD, në bazë të të cilit u shkarkuan dy anëtarët e saj Elvis Çefa e Lulzim Lelçaj.

Në një material prej rreth 39 faqesh, Kushtetuesja argumenton se “shkaqet për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk janë të qarta dhe nuk garantojnë procesin e rregullt ligjor. Në këto kushte, kjo dispozitë nuk është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, përsa i takon qartësisë së normës juridike në përmbajtje, dhe si e tillë është antikushtetuese dhe duhet shfuqizuar”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Ky është pikërisht dhe neni që mazhoranca qeverisëse në seancën e 31 korrikut që lamë pas shkarkoi dy anëtarët e KLD-së, Cefaj dhe Lelcaj, ndërkohë në vend të tyre emëroi Albana Shtyllën dhe Vangjel Kostën. Në vendimin e saj Gjykata zbardh edhe refuzimin e kërkesës së Partisë Demoraktike për pezullimin e nenit 7 për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD.

Gjykata argumenton se që nga krijimi i tij, nënkryetari i KLD është zgjedhur mes 3 anëtarëve të propozuar nga Kuvendi, dhe për këtë arsye çmon se kandidatët potencialë për t’u zgjedhur në detyrën e numrit dy të KLD janë vetëm 3 anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi. Edhe kreu i shtetit kishte kërkuar shfuqizimin e nenit 7 që ka të bëjë me zgjedhjen e nënkrytarit të KLD, pasi sipas tij kufizohet e drejta kushtetuese e Presidentit te Republikës për të zgjedhur zv. kryetarin edhe nga radhët e 9 gjyqtarëve që Konferenca e Gjyqësorit zgjedh për në KLD.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/04/vendimi-i-gj-kushtetuese.doc” viewer=”microsoft”]

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb