KOSOVA

Gjykata Speciale ka konfirmuar se Kadri Veseli është kthyer dhe ndodhet në Kosovë këtë të dielë.

Në disa deklarata të dhëna nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep thuhet se Veseli ndodhet në Kosovë për arsye bindëse humanitare, dhe Zyra e Regjistrimit e menaxhon vizitën kujdestare.

Pavarësisht vizitës, konfirmohet edhe se Veseli do të rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar gjyqin për akuzat për krime lufte në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, – thotë zëdhënësja për një media të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb