Frikë nga vettingu? Këtë nuk e dimë me siguri, por për një gjyqtar të Tiranës dhe një prokuror në Berat është pushuar procesi i rivlersimit.

Siç bën me dije Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtari i gjykatës në Vlorë, Ilir Çeliku dhe Ermir Beta prokuror në Berat janë tërhequr në kohë nga sistemi i drejtësisë. Kujtojmë se Çeliku prej vitesh ka punuar si gjykatës në Tiranë.

ilir celiku
Nëse gjyqtarët apo prokurorët largohen nga detyra, automatikisht atyre iu ndërpritet procesi i Vettingut.
ermir beta
Kujtojmë që sot para KPK ishte gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe njëkohësisht dhe kandidati për KLGJ, Besim Trezhnjeva. Ai nuk mundi të justifikojë pasurinë që zotëron, ndënëse tha se gjithçka e kishte të ligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: