Një detaj historik u sfumua jo pak pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës. Fjala është për gjyqtaren kryesore të takimit Kosta Rika-Gjermani, Stephanie Frappart, e cila shkroi historinë në Botëror.

Rreth 92 vite nga ndeshja e parë e Kupës së Botës, francezja u bë gjyqtarja e parë femër në një ndeshje të Botërorit. 38-vjeçarja nuk ishte “vetëm”, kjo pasi u shoqërua nga dy asistentet Neuza Back nga Brazili dhe Karen Diaz Medina nga Meksika.

Stephanie Frappart i ngjiti shkallët një nga një dhe ka arritur të shkruajë historinë në harkun e tri viteve. Ajo debutoi në kampionatin francez, Ligue 1 në prillin e vitit 2019, më pas vendosi drejtësi në Superkupën e Europës (gusht 2019).

Në dhjetorin e vitit 2020 ajo gjykoi në Champions League, në marsin e vitit 2021 në kualifikueset e Kupës së Botës dhe tani, në dhjetorin e vitit 2022, në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Stephanie Frappart ka hapur një kapitull të ri në historinë e futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb