Partizani ka zyrtarizuar pasditen e djeshme blerjen më të re, sulmuesin Sebino Plaku, me të cilin ka qenë në bisedime prej ditësh. Madje, në fundjavën e shkuar u fol për një çështje të mbyllur, por që pritej të vulosej nga presidenti Gazmend Demi, pas rikthimit të tij në atdhe, teksa ndodhej për punë jashtë vendit. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të kuq në “Facebook”, ndërsa ka pohuar se zyrtarizimi do të zhvillohet sot në mesditë.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes sot (dje) me Sebino Plakun. Sulmuesi do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ri futbollistik, pas akordit të arritur me presidentin Demi. Plaku rikthehet pas 11 vitesh në klubin ku u rrit dhe u formua si futbollist. Prezantimi për mediat do të bëhet ditën e nesërme (sot), në orën 12:00”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: