Tirana po bëhet gati për ndeshjen e parë të këtij viti, atë kundër Laçit në transfertë, sfidë që do të luhet të premten në orën 13:00. Por në kampin bardheblu po punohet edhe në merkato, ku ka ardhur edhe goditja e parë.

Fjala është për Regi Lushkjan, që ka mbyllur aventurën me Sherif Tiraspol në Moldavi dhe është prezantuar si futbollisti i ri i Tiranës. Ish-mesfushori i Laçit është joshur nga oferta e presidentit Refik Halili, paçka se për shërbimet e tij ishte futur edhe Partizani. Gjithsesi, derbi në merkato për fantazistin u fitua nga Tirana, që nënshkroi marrëveshjen.

Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas një viti, teksa tani kërkon titullin e parë, por me fanellën bardheblu. Gjithashtu, klubi bardheblu kërkon të rikthejë edhe një ish. Ardit Toli nuk ka gjetur shumë hapësira me ukrainasit e Vorskla Poltavës, ndaj Tirana mund ta marrë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Por nëse në hyrje duket dy lojtarë me eksperiencë dhe që mund t’i bëjnë shumë punë Tiranës, në dalje rrezikojnë të humbasin një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Fjala është për bomberin Redon Xhixha, teksa ofertat për të vijojnë të shtohen. Janë ditë vendimtare në kampin bardheblu sa i përket merkatos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb