Partizani kthehet te fitorja, loja e bukur dhe mbi të gjitha te golat. Të kuqtë e kryeqytetit mundën pastër 3-0 Bylis në ndeshjen që mbylli javën e 27-të të Superligës. Gjithçka e lehtë për skuadrën e Ilir Dajës, që iu deshën vetëm 10 sekonda për të gjetur golin e epësisë me Stenio Junior. Pavanrësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

171845514 1604494956411561 2223921845346097247 N
171845514 1604494956411561 2223921845346097247 N

Pas pushimit, Partizani gjeti golin e dytë dhe të qetësisë me Jasir Asanin në minutën e 69-të. Bashkë me skuadrën e tij mund të festojë edhe Çinari, që në minutën e 84-rt vulosi fitoren me golin e tretë. Me këtë sukses, Partizani parakalon Laçin dhe ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa Vllaznia dhe vetëm dy më pak se kryesuesit e Teutës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb