*Per shume te tjere ky gjest vertetoi se askush nuk mund ta leje ne hije Lady Gaga, madje as Leo DiCaprio

Nuk ka rëndësi se merr një çmim si ‘Golden Globe’ por lajmi merr dhenë sapo një koleg në sallë të bën një mimikë që do të mbesë gjatë në memorien e shumë njerëzve. Kjo është videoja që po qarkullon në rrjetet sociale.

Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Golden Globe”, teksa Lady Gaga po ngjitej në skenë për të marrë çmimin, duket se Leonado DiCaprio i kishte penguar rrugën me krahun e tij.
Mënyra si Gaga ia heq krahun dhe shprehja e mimikës së DiCaprios ka bërë që kjo të komentohet në mënyra nga më të ndryshmet. Disa përgëzojnë këngëtaren që i tregoi vendin aktorit mburravec, kurse të tjerë thonë se, ka qenë thjesht një veprim i momentit i këngëtares dhe aktori nuk bëri gjë, veçse reagoi ashtu sic do të reagonte dikush prej nesh.
Per shume te tjere ky gjest vertetoi se askush nuk mund ta leje ne hije Lady Gaga, madje as Leo DiCaprio.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: