Kupa e Italisë është një një nga ato evenimente sportive ku vlen akoma goli jashtë fushe.

Edhe pse si rregull diçka e tillë nuk duhej të ekzistonte, në këtë kompeticion vendimi  vlen edhe për këtë sezon.

Te Interi janë të frikësuar për këtë dhe kanë kërkuar anulimin rregulli. Kjo pasi në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me Milanin, ekipi i Piolit do ishte më i favorizuar.

Arsyeja dihet, pasi do zhvillohet Inter-Milan dhe një gol i këtyre të fundit (0-0 ka përfunduar akti i parë) mund të vlejë dyfish.

Gazzetta dello Sport mëson  se Këshilli i Ligës kategorikisht  nuk ka pranuar këtë kërkesë të kampionëve të Italisë, me shpjegimin se ndryshimet nuk janë të mirëpritura në këtë fazë të sezonit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb