GREQI- Tre nga trafikantët që u kapën brenda gomones 12 metra duke transportuar 1.6 ton kanabis drejt Italisë do merren në pyetje sot në Prokurorinë e Pireut.

Televizioni publik grek, ERT njoftoi sot se tre nga trafikantët, një shqiptar, një italian dhe një bullgar janë dërguar pak minuta më parë në Prokurorinë e Pireut.

Sipas policisë greke shtetasi italian konsiderohet të jetë drejtuesi i grupit, ndërsa shqiptarët ndihmësit e tij, por dëshmitë e tyre do të jenë vendimtare për të zbardhur më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Mësohet gjithashtu se nesër dhe pasnesër do të dërgohen në prokurori edhe 8 persona të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni, policia greke ka arrestuar 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.

3 nga 6 shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec, si dhe Ervis Caushi dhe Emiljano Kalaj nga Saranda, por nuk dihet se cili prej tyre ka dëshmiar sot. Dy nga shqiptarët janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.

Policia greke arriti të kapë gomonen me tre motorë pas një operacioni 48 orësh ku u angazhuan në det të hapur forca të shumta policie, rojës bregdetare, FRONTEX me helikopter dhe mjete ujore, ndërsa më herët iu kishte vendosur GPS në gomone skafistëve.

Sipas të dhënave, trafikantët kanë kryer 3 rrugë me këtë gomone. Gomonen pasi mbaronin pune e parkonin në një port grek dhe aty ka shkuar policia u ka vënë GPS.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: