Google do të ndjekë hapat e Facebook dhe Instagram të cilët prej kohësh i janë vënë pas Snapchat.

Pikërisht ajo që po mendoni, sepse gjigandi i teknologjisë është gati të adoptojë formatin e historive të Snapchat.

Ato do të inkorporojnë imazhe, tekst dhe video. Ky format është duke u testuar si AMP Stories dhe do tu vijë në ndihmë publikuesve që kërkojnë të tërheqin më shumë lexues mobilë.
Historitë e Google do të shfaqen në rezultatet e kërkimit përmes g.co/ampstories. Disa publikues si CNN, Conde Nast, Mashable, Mic, Vox Media dhe Washinton Post kanë filluar përdorimin e tij.

Kur një përdorues hap një histori AMP, ajo shfaqet në formë slideri ngjashëm me Snapchat dhe Instagram.

Formati i ri do të jetë pjesë e projektit Google Accelerated Mobile Pages, e njohur ndryshe si AMP dhe një konkurrent i drejtpërdrejtë i Instant Articles në Facebook.

Ashtu si AMP, edhe AMP Stories do të jetë me burim të hapur në mënyrë që çdokush ta përdorë. Aktualisht është në fazë testimi vetëm me disa publikues./PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: