Që prej të shtunës, Google lançoi një website të dedikuar vetëm për coronavirusin, ku njerëzit mund të gjejnë lehtësisht çdo informacion, përgjigje pyetjesh dhe këshilla të sakta e të sigurta.

Kjo lëvizje e Google-it, erdhi një javë pasi presidenti Trump u shpreh se Google po merret me ndërtimin e një website që do t’i ndihmojë amerikanët në lidhje me çdo pyetje dhe do t’i orientojë ata në lokacionin më të afërt për të bërë testin. Diçka e tillë nuk u konfirmua kurrë nga platforma gjigande dhe në website-in e publikuar gjatë fundjavës nuk përfshihet një skenar që lidhet me testimin.

Kjo faqje, është e përqëndruar në edukimin, parandalimin e virusit dhe tek burimet lokale. Kushdo që e klikon do të gjejë informacione të sakta për koronavirusin, këshilla për mënyrën se si duhet të ruhet, trendet që lidhen me pandeminë, ecurinë e saj në të gjithë vendet e botës dhe gjithçka tjetër

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: