Google është duke planifikuar ta ri-dizajnojë shfletuesin e saj Chrome. Sipas The Next Web, versioni i ri i Chrome do të bazohet në “dizajnin material” që aktualisht përdoret nga përdoruesit e Android.

Disa pamje të ekranit janë vërejtur nga zhvilluesit e Google që janë duke punuar në këtë projekt, dhe shfaqin një pjesë të asaj se si do të duket versioni i ri Chrome, duke përfshirë qoshet më katrore, një pamje më të bukur, butonat e ridizajnuar për bookmarks dhe informacione.

Sipas raportit, dizajni i ri është funksional tashmë por nuk do të prezantohet edhe për pak kohë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: