Forcat ruse kanë bombarduar këtë të mërkurë një spital për fëmijë në Mariupol, sulm ky i përshkruar nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky si mizori.

Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe, për të lejuar refugjatët të evakuoheshin.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të.

“Shkatërrimi është i madh,” tha këshilli. “Ndërtesa e objektit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët së fundmi është shkatërruar plotësisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vlen të përmendet se në një deklaratë Zelensky përsëriti thirrjen që NATO, duhet të shpallë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb