Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal që operonte në vend. Në kuadër të operacionit Albarrois që u krye në bashkëpunim me ekipin e policisë së Gardës Civile të A Coruña, kanë rënë në pranga edhe dy shqiptare.

Grupi ishte i njohur për grabitje të banesave  në komuna të ndryshme të Galicisë dhe aktualisht akuzohen për katër grabitje të zbardhura në zonat Teo dhe Oleiros.

hetimi erdhi si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm nga Gara Civile për organizatat e dyshuara për grabitje. Si rezultat i hetimeve u zbulua një grup që tërhoqi vëmendjen e hetuesve.

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni pas të arrestuarve u gjet edhe një mjet i braktisur në një zonë pyjore pranë Vilalbër (Lugo) dhe brenda saj u gjetën prova që lidhnin drejtpërdrejt të arrestuarit me grabitjet e hetuara.

Sakaq dy shqiptarët e arrestuar janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Betanzos, ndërsa operacioni vijon ende për identifikimin e pjesës tjetër të grupit.

Spanje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb