Hajdutët i vodhën policisë në Afrikën e Jugut 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë.

”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Hawks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KwaZulu-Natal, gjatë fundjavës”, njoftoi policia.

Hajdutët kanë hyrë në rajonin e policisë nga një dritare dhe më pas kanë arritur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej droga e sekuestruar.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb