Grabitet një banesë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është grabitur banesa e Luan Goxhajt në lagjen nr. 5 në qytetin e Memaliajt. Goxhaj është një biznesmen i njohur në zonë.

Policia është njoftuar nga komshinjtë, të cilët pikasën derën e shqyer të banesës pasi të zotët e saj nuk ndodheshin në momentin e grabitjes. Nuk dihet vlera e të hollave që është grabitur pasi policia po analizon situatën dhe vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: