Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi kryetares së parlamentit të Lituanisë, znj.
Viktorija Čmilytė-Nielsen. Ruçi e uron homologen e tij me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ndër të tjera Ruçi shtoi se marrëdhëniet mes dy shteteve, si dy vende anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe palët tregojnë vullnet për forcimin dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Po ashtu kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Lituanisë për çeljen e negociatave me BE-në dhe mbështetjen që ka treguar për Kosovën

Letra e plotë:

“Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Lituanisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.
Shpallja e Aktit të Pavarësisë së Lituanisë ishte një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen e popullit lituanez.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga të dy palët po tregohet vullnet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Shqipëria i është mirënjohëse Lituanisë për qëndrimin e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Linas Linkevičius, më 04-05 mars 2020, ishte një kontribut i rëndësishëm në vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë.
Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare.”, shkrtuan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb