Manchester City ka bërë lëvizjen e madhe të merkatos, duke përforcuar radhët e tij me një emër që pritet të ndihmojë skuadrën e Guardiolës të bëjë hapin e radhës drejt dominimit absolut në Angli e Europë.

Talenti anglez Jack Grealish ka firmosur duke u bërë pjesë e kampionëve në fuqi të Premier League. Ai është zyrtarizuar sot, pasi ka kaluar vizitat mjekësore dhe Aston Vila pranoi të largonte lojtarin për 100 milionë paund për kartonin e tij, duke vendosur një rekord të ri për futbollin britanik.

Ky është transferimi më i shtrenjtë i realizuar në këtë kampionat. Grealish ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me qytetarët, ndërsa atje do të mbajë fanellën me numrin 10, e cila ishte lënë bosh nga Kun Aguero.

Një shenjë që duket se Lionel Messi nuk do të shkojë te Manchester City, qëoftë për nga shpenzimet e tepërta të Cityt, qoftë edhe për faktin se numri 10 është uzurpuar tashmë. Merkatoja është në lumin e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb