GREQI– Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme ishullin Evia në Greqi. Forcat e zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por sipas mediave greke, erërat e forta po e bëjnë zjarrin të pakontrollueshëm.

Raportohet se tymi ka mbuluar ishullin Evia, Athinën dhe Kinetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq, policia po bën evakuimin e banorëve të dy fshatrave për të shmangur ndonjë rrezik në jetë njerëzore.

Banorët e zonës kanë publikuar video nga zjarret në rrjetet sociale.

Sipas “protothema.gr”, rreth 250 banorë të dy fshatrave që rrezikohen nga zjarri janë evakuuar nga banesat e tyre.

Zona më e prekur është ajo e Gujaratit. Banorët e evakuuar janë mbledhur në një vend të sigurt në manastirin e Panagia Gorgoupikoou. Zjarri është i afërt me shtëpitë e para të dy vendbanimeve, ndërsa thonë se erërat që fryjnë në rajon janë veçanërisht të forta dhe të shtyjnë zjarrin më përpara. Në lufte me zjarrin janë 171 zjarrfikës me 57 mjete dhe 6 helikopterë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: