Gjatë 24 viteve të gjata, ekzistenca e Republikës së Maqedonisë thjesht ka zemëruar grekët të cilët pretendojnë se emri i fqinjit të saj është vjedhur nga krahina greke që kufizohet në jug me Maqedoninë. Në një opinion të botuar në “Foreignpolicy”, dhe të përshtatur në shqip nga “lajmi.net”, autori ndalet tek ‘përplasjet’ Greqi-Maqedopni, për emrin e këtij të fundit.

OPINIONI

Dhe kjo nuk është vetëm një zënkë kaluese: Argumentimi është pjesë e refuzimit të vazhdueshëm të Greqisë, për t’i lejuar Maqedonisë hyrjen në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Madje edhe Kombet e Bashkuara, duhet ti referohen vendit të vogël vetëm si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Tani pas gati një të katërtën e shekullit të kontestit, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të emrit. “Jemi të gatshëm të diskutojmë, të hapim dialog me ta dhe të gjejmë një zgjidhje”, ka deklaruar Gruevski për Guardian.

Maqedonia kishte zgjedhur emrin e saj, pasi u shkëput nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Përveç emrit, Greqia ka transmetuar shqetësimet tjera në lidhje me tendencën e Maqedonisë të kopjojë fqinjin e saj jugor.

Zyrtarët grekë thonë se maqedonasit kanë vjedhur në mënyrë rutinore një numër të ikonave kulturore greke për të mirën e tyre, duke përfshirë përdorimin e një simboli të diellit grek në flamurin e Maqedonisë, dhe emërtimin e aeroportit kryesor të Maqedonisë në Shkup, pas Aleksandrit të Madh.

Por edhe nëse ende nuk kanë folur për ndryshimin e flamurit apo emrin e aeroportit, mundësia që Maqedonia të riemërtoj veten do të ishte diçka mjaft e inovative.

Të enjten, ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, do të vizitojë Athinën për një takim të rrallë me zyrtarët grekë. Para udhëtimit të tij, ai ka deklaruar për të përditshmen kryesore greke se “kushtet janë mase të pjekura” për ndryshimin e emrit që do të duhej të ndodhte së shpejti. Kështu Gruevski ka bërë të qartë për Guardian, se do të dëshironte që sa më shpejtë të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje për këtë. “Nëse gjejmë një zgjidhje, duhet ti drejtohemi qytetarëve duke organizuar referendum për këtë”, ka deklaruar ai.

Por emri i ri do të vazhdojë të mbetet i paqartë. Në një përpjekje për të lehtësuar procesin për Maqedoninë dhe Greqinë, Foreign Policy ka dalë me disa sugjerime:

Toka e vulgarizimit dhe monumenteve të vjedhura

Greqia nuk është i vetmi vend ku Maqedonia po kërkon frymëzim për monumentet e veta kulturore. Natyrisht se mund të ketë një statujë gjigante të Aleksandrit të Madh në sheshin kryesor të kryeqytetit, por edhe në aeroport dhe shumë hotele të emëruara pas tij. Ekziston gjithashtu një e vogël e Ard de Triomphe dhe Braundenburg Gate që ngjajnë njësoj me atë në qendër të qytetit, duke e bërë kështu kryeqytetin të duket pak a shumë si Epcot Disney World.

Toka e Aleksandrisë
Ky emër është vetë-shpjegues, por jo edhe aq shumë i rekomanduar. Para se gjithash, nëse Greqia është e zemëruar në lidhje me aeroportin, si do të ndihej Athina nëse i gjithë vendi do të emërohej zyrtarisht pas tij?

Teresadonia
Nënë Tereza ka lindur në Shkup, dhe ekziston një skicë në një rrugë pranë qendrës së qytetit që mendohet se dikur ka qenë e ndërtuar shtëpia e saj. Por ja problemi tjetër: Ajo ishte shqiptare, një identiteti që maqedonasit jo gjithmonë e vlerësojnë – edhe nëse personi në fjalë është në rrugën e shenjtërimit.
Plus, aeroporti kryesorë i Shqipërisë është emëruar Nënë Tereza. A mos kjo po provokon një konflikt tjetër?

Vezëteprishurasllavia
Maqedonia është shtëpia e një vullkani pranë qytetit të Ohrit. Kërkesa e saj më e madhe për famë? Kjo ndikon që zona përreth të qelbet nga vezët e prishura.

Më e vështira
Një nga vallet më të njohura të Maqedonisë që tradicionalisht interpretohet nga meshkujt, quhet “teshkoto”. Që në gjuhën shqipe përkthehet “më e vështira”. Në Maqedoni është menduar të simbolizojë përvojën e burrave, derisa udhëtonin larg shtëpive për të fituara para.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb