Piloti Duane Youd, 47 vjeç ka gjetur vdekjen pasi përplasi me dashje aeroplanin në shtëpinë e tij në Payson, SHBA. 

Ai mori vendimin disa orë pasi u arrestuar për sulm ndaj gruaj në një kanion afër shtëpisë ku çifti shkoi për të folur mbi problemet e tyre.

Duane Youd nga Utah e përplasi avionin  me të cilin po fluturonte në shtëpinë e tij dhe mbeti i vdekur nga incidenti.

47-vjeçari pilotoi Cessna Citation Jet 525 nga një aeroport aty pranë.

Ndërsa gruaja e tij Sandy dhe djali arrtën që të dilnin nga shtëpia dhe i mbijetuan sulmit pavarëisht se pjesa e përparme e shtëpisë dykatëshe u përfshi nga flakët.

Përplasja ndodhi rreth orës 2.30 të hënën në Payson, një qytet me rreth 20.000 banorë 60 milje në jug të qytetit të Salt Lake.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: