FIER

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë paradite në qytetin e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se një grua 42 vjeçe është hedhur nga kati i tetë i pallatit.

Ajo jetonte në banesa sociale. Si rrjedhojë e hedhjes, gruaja ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak
Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga taraca, pasi ka pasur shënja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb