FIER- E tërë shtëpia i është shkrumbuar për pak minuta. Ardian Gjika, fieraku të cilit bashkëjetuesja i dogji shtëpinë ka treguar për “BalkanWeb” çfarë ndodhi para ngjarjes. Ai tha se gruan me të cilën nuk kishte celebrim e kishte marrë një natë më parë pas një ndarjeje disa mujore. Sipas tij kishte qenë vetë gruaja që i kishte thënë që do kthehej në shtëpi. Rudina Kishta, 42 vjeçe është arrestuar pas ngjarjes nga policia pasi përveç se i ka vënë flakën shtëpisë ka tentuar edhe të mbysë dy vajzat e saj binjake në lumin Seman.

Ku ishit në momentin që banesa kishte marrë flakë?
Në Daullas, po takoja një shok, sa mora kafenë ajo zonja bëri tentativë për të djegur njëherë. Ia kisha nxjerrë përjashta, nuk e di ku vajti e po kthehej. Aty tek kthesa e pashë i thashë që ik se është shtëpia hapur. Sa mora kafenë, më thanë shokët shiko se po të digjet shtëpia. E mora për shaka, kur shikoj unë shtëpia e djegur.

Pse ia ka vënë flakën shtëpisë?
Bën vaki do ketë qenë me depresion, kushedi. Se më tha mua dua të iki tek nëna. Mbrëmë erdhi, pruri gjithë atë plaçkë, një kamion. I thashë do të çoj në darkë, mbaro punët do të çoj në darkë. Ajo i ka vënë flakën.

Ju e kishit marrë këto ditë gruan?
Dje sa e mora. Kishte dy fëmijë të vegjël, nga 6 vjeç.

Ku ishin fëmijët?
Me të ishin rrugës.

Ishin në banesë me zonjën?
Nga mbrëmë?

Jo sot?
Nuk e di se isha në Daullas.

Pse mendoni se ia ka vënë flakën?
Donte të ikte tek mamaja. I thashë mos u mërzit, në darkë i thashë mbaroj punë, marr makinë e të çoj. Mirë tha ajo.

A ka tentuar më parë?
Jo, jo. E pata 6 muaj më para, iku ndenji pak më tha mua do vij.

Çfarë ju është dëmtuar në banesë?
Tej e tej, ç’kisha, i gjithë malli. Me divan e me të gjitha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: