Policia e Fierit arrestoi disa ditë më parë një 55-vjeçar, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj mbesës së tij 5-vjeçare.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i babait të 5-vjeçares, i cili ka deklaruar se situata është sajuar nga ish-bashkëjetuesja e tij, me qëllim për t’i marrë kujdestarinë e vajzës. Sipas tij, ajo e ka braktisur të bijën që kur ishte foshnjë, dhe 5-vjeçarja është rritur nga gjyshërit.

Të njëjtën gjë shprehen edhe banorët e fshatit Peshtan, ku jeton familja Gjata. Ata thonë se 55-vjeçari ka një sjellje korrekte dhe kanë theksuar se ai ka sakrifikuar për të rritur mbesën.

“Kjo çështje është delikate dhe e rëndë. Mendoni që nëse do të dyshoja që im atë e ka bërë një gjë të tillë do të shkoja ta takoja? Më vjen keq që ende ka dyshime por nuk di si ta shpjegoj më tepër që unë kam emrin babai i vajzës, por në kujdes në të vërtetë rolin e kryer im atë, aq shumë është kujdesur për të. Dy ditët e para vajza e kishte pak të rëndë mungesën e tim ati sepse ka 3 vite që ajo fle vetëm me të. Babai e ka time bije pjesë të shpirtit, më thoshte le të më fusnin në burg por jo për këtë punë. Vajza nuk po më shkon as në kopsht pasi rutina e saj ka ndryshuar.

Anën e kam njohur kur sapo kishte bërë 14 vjeç, ndërsa unë isha 21 vjeç.

Ana më ka futur dikë tjetër në shtëpi. Ime motër nuk i duronte dot më ato që Ana bënte dhe iku u fejua në fshehtësi. Më vonë mi ka treguar të gjitha. Kur unë shkoja në shtëpinë e prindërve të saj. Ana më tregonte disqe me përmbajtje pornografike që i kishte parë që 10-12 vjeç.

Vetëm 6 muaj pas fejesës ajo më ka tradhtuar në shtëpinë time, që edhe sot kur i shoh shkallët e shtëpisë më kujtohet. Më tradhtoi me një 50-vjeccar, në moshën e babait të saj.

Ana për kujdestarinë e vajzës më tha unë do të shkoj në rrugë, mos ta marr edhe vajzën atje.

Ana më përdori që të ikte nga shtëpia e babait. Akuzat se e ka ngacmuar im atë janë gënjeshtër, pasi im atë i ka thënë çfarë t’i bëj budallait që kam unë në shtëpi sepse ti këtë prag nuk e kaloje dot”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb