Një 21-vjeçar i arrestuar nga policia pritet të dalë përpara gjykatës për akuzën e abuzimit të një të miture që e njohu në platformën snapchat.

Bazuar në humbjen në banesë të gati 1 milionë lekëve, e ëma e vajzës kërkoi nga prokurorët gjetjen e autorëve. Gruaja me inicialet M.S. përmendi se herë pas herë ajo konstatonte humbjen e parave ku dhe zbuloi se hajduti ishte e bija.

Por e mitura është pyetur për shkaqet ajo u tha psikologëve se shantazhohej nga ish-i dashuri. E njoha në snapchat dhe u lidha nga frika – thotë fëmija në dosje, ‘dhe për shkak se ai më bëri foto me urdhëronte që të izolohesha nga të gjithë në të kundërt do t’i publikonte. Sipas dëshmisë së administruar e mitura u nda mbas abuzimit, por kërcënimet kanë vazhduar me kërkesa të tjera.

Bëhet me dije se i dyshuari vazhdoi ta kërcënojë se do t’i publikonte fotografitë në rast se ajo nuk i jepte para. Por psikologja Doklea Hadërgjonaj që punon me fëmijët e abuzuar dhe që kanë rënë viktima përmes rrjeteve sociale u kërkon prindërve të komunikojnë me fëmijët. Jo vetëm kaq por ata duhet të kontrollojnë edhe videolojrat mbasi në mjaft raste fëmijët komunikojnë me të panjohurit duke iu treguar adresën e shkollës.

Doklea Hadërgjonaj, psikologe:” Të kontaktojnë me kompanitë me të cilat kanë lidhur internetin dhe të kërkojnë bllokimin e faqeve me adultë”.
Të dhënat e prokurorisë konfirmojnë se hetimet për abuzimet e fëmijëve në rrjet janë rritur në masën 30 përqind./Top Channel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: