Real Zaragoza do të duhet të përfundojë sezonin pa portierin e tyre titullar. Esteban Andrada është pezulluar me 13 ndeshje, pas goditjes me grusht ndaj kapitenit të Huesca-s, Jorge Pulido. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle vendosi që të pezullonte lojtarin për 12 ndeshje.

Incidenti ndodhi pasi lojtari kishte marrë tashmë kartonin e dytë të verdhë për shtyrjen e Pulidos, me Andradan që humbi plotësisht qetësinë.

Teksa po largohej nga fusha pas kartonit të kuq, portieri argjentinas iu afrua Pulidos dhe e goditi në fytyrë, çka solli përplasje mes dy skuadrave.

Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, goditja ishte e fortë dhe i shkaktoi Pulidos një hematomë në mollëzën e majtë, duke e rrëzuar në tokë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: