Ushtria e Burkina Fasos, ka njoftuar rrëzimin e presidentit Rock Christin Cabore. Ata njoftuan gjithashtu se kanë pezulluar Kushtetutën, kanë shpërndarë Kuvendin dhe ka mbyllur kufijtë.

Një grup ushtarësh janë shfaqur në televizion publik, ndërsa një oficer ka lexuar edhe deklaratën sipas tij të nënshkruar nga nënkoloneli Paul-Henri Santaogo Dambla.

‘Cabores ka përfunduar mandatin dhe nuk mundi të bashkojë vendin në një kohë kur po përballet me sfida të rënda’, njoftoi lëvizja që njihet me emrin Lëvizja Patriotike për Siguri dhe Rehabilitim.

Gjithashtu Ushtria tha se të arrestuarit janë vendosur në një vend të sigurt dhe se marrja e pushtetit u bë pa dhunë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: