Ndeshje me emocione të jashtëzakonshme e ajo e zhvilluar në kryeqytet, mes Tiranës dhe Skënderbeut, teksa një gol i vonë i Hasanit ka ndezur gëzimin e shfrenuar të vendësve dhe ka shkaktuar tension në tribunën qëndrore, ku nuk kanë munguar gjestet e papëlqyeshme mes drejtuesve të të dyja ekipeve.

Ndonëse ishte një ndeshje pa praninë e tifozëve, ndeshja mbartte shumë emocion, pasi Tirana rrezikon seriozisht mbijetesën dhe kishte nevojë për këtë trepikësh. Pas këtij suksesi, bardheblutë ngjiten në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Luftëtari, por kanë 5 pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb