Guvernatori rajonal i Ukrainës ka pohuar se trupat e tij kanë rimarrë një pjesë të qytetit të Severodonetsk – vetëm disa ditë pasi njoftoi një tërheqje strategjike nga qyteti.

Ofensiva dhe kundërsulme, deklarata dhe pretendime.

Është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë po ndodh në Severodonetsk – me shumicën e linjave të komunikimit të ndërprera, por guvernatori i rajonit tha se trupat e tij i kishin shtyrë forcat pushtuese.

Sergiy Haidai tha se rusët kishin pushtuar më parë rreth 70 për qind të qytetit të vjetër industrial.

Por më pas ai tha se trupat ukrainase kishin rimarrë një pjesë të konsiderueshme të Severodonetsk.

Qyteti, i cili është një objektiv kryesor për Rusinë, ka qenë nën granatimet e vazhdueshme për javë të tëra. Haidai tha gjithashtu se ardhja e artilerisë së re amerikane do të ishte vendimtare – duke bërë që këmbësoria ruse të “ikte”.

Presidenti Zelensky përdori fjalimin e tij të natës për të tallur ushtrinë ruse – dikur e konsideruar “ushtria e dytë e botës”.
Çfarë ka mbetur pyeti ai? “Vetëm një buzëqeshje e hidhur…krime lufte, turp dhe urrejtje”.
Por, ajo ushtri është ende në ofensivë dhe do të duhen më shumë se fjalë për ta ndaluar atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb