Xhani De Biazi i thotë lamtumirë trajningut, të paktën atij elitar. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka dështuar të gjejë një kontratë që të kënaqë pritshmëritë e tij dhe ka vendosur që të mos kërkojë më, duke iu përkushtuar një projekti të ri.

55501492 2217239435193880 9189449010761433088 N
55501492 2217239435193880 9189449010761433088 N

Në një njoftim të shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, De Biazi shkruan: “Miqtë e mi, dua të ndaj me ju iniciativën time të re. Eksperiencat që kam kaluar si lojtar më parë dhe tani si trajner, dua t’i shfrytëzoj për të ndihmuar të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Ndaj, për këtë kam krijuar Italia Football Talent, një shkollë futbolli, që do të ketë si qëllim të rrisë dhe të argëtojë futbollistët e rinj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb