SHBA

Mikaela Spielberg, vajza e kineastit legjendar Steven Spielberg dhe gruas së tij aktore Kate Capshaë, zbuloi se do të nisë të publikojë video pornografike. Në një prononcim për The Sun, Mikaela tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licensën si striptiste.

Vajza e regjisorit ka treguar se i ka njoftuar prindërit e saj mbi vendimin e marrë përmes një videotelefonate fundjavën e kaluar.

Mikaela pranon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël kjo pasi që kur ishte fëmijë ajo u largua nga shtëpia për t’u shkolluar. Por sipas saj, fajin s’e kanë prindërit.

“Nuk është faji i prindërve të mi,” thotë Mikaela, që u adoptua nga Steven dhe Kate kur ishte foshnjë. “S’kishin nga ta dinin.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb