TIRANE

Bora Zemani dhe Donald Veshaj që kur e kanë bërë publike lidhjen e tyre nuke kanë problem aspak të shfaqen hapur.

Ata nuk kanë mundur të presin më gjatë për ta çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Sipas zërave pranë çiftit thuhet se gati 1 viti pas lidhjes dyshja e “Treshave” kanë nisur bashkëjetesën në kryeqytet.

Së fundmi, Bora Zemani ka treguar me postimin e fundit në rrjetet sociale se ka provuar një eksperiencë të re me motor së bashku me Donaldin.

Ajo ka ndarë një video me motor, duke treguar se ia ka dalë me sukses dhe krah saj ka shkruar: “S’kisha bërë ndonjëherë nga këto dhe thashë hajd po i bëj qejfin @donaldveshaj”.

Kjo duhet të jetë një nga aventurat më të bukura të Zemanit, e cila duket se e ka shijuar maksimalisht xhiron dhe adrenalinën e saj së bashku me Veshaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: