Denver Nuggets i kthen reston Miami Heat, teksa fitoi 109-94 në fushën e këtij të fundit në finalen e tretë play off, duke udhehequr 2-1 serinë e takimeve. Skuadra mike dominoi në fushë, duke qenë superior në çdo drejtim dhe tregoi sërish forcën e saj, duke e merituar fitoren.

Perioda e parë u mbyll në barazim, ndërsa pas gjysmës së ndeshjes Denver udhëhiqte me pesë pikë diferencë. Miqtë e çuan në 14 pikë avantazhin në periodën e tretë, për ta menaxhuar më së miri pastaj në periodën e fundit.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Nikola Jokic, që realizoi një tjetër “triple double”, me 32 pikë, 21 rebound e 10 asist. Ai ishte një përbindësh nën tabelë, mbështetur edhe nga Jamal Murray, i cili realizoi gjithashtu një “triple double”, me 34 pikë, 10 rebound e 10 asist.

Edhe te Miami, loja u përqendrua vetëm tek dy basketbollistë, Jimmy Butler me 28 pikë e Dem Adebayo me 22 pikë e 17 rebound, por që nuk mjaftuan për të fituar. Miami nuk përfitoi dot nga faktori fushë, ndërkohë që do të luajë në fushën e tij edhe ndeshjen e radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb