Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë për hapjen e spitalit Covid-3.

Manastirliu thotë se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës për t’iu përgjigjur fluksit në spitale.

Ajo thekson se synimi tashmë është frenimi i përhapjes së pandemisë në vend dhe për të lehtësuar pasojat.

 

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

??‍⚕️?‍⚕️Forca ekipit të Spitalit #Covid3️⃣ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

?? Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.

#MbroJetën #VaksinohuSot?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb