PRISHTINE-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të tërhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të legjislaturës së pestë.
Sipas burimeve të InLajm, Haradinaj pret që në ditët në vijim edhe ta zyrtarizojë këtë vendim.

Bëhet e ditur se i pari i AAK-së, këtë vendim e ka marrë me qëllim që t’i përkushtohet më shumë partisë së tij.

Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme të tetë qershorit, ishte më i votuara në partinë e tij, me gjithsej 50,388 vota.

Ndërsa, me largimin e tij, në listë është si më i votuari, Ali Berisha, që ka marrë 5,325 vota për këtë legjislaturë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb