Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA) po heton një incident me aeroplan në aeroportin ”Hawthorne”, të premten e kaluar, që përfshin aktorin e mirënjohur, Harrison Ford.

FAA tha në një deklaratë se aktori i “Star Wars” po pilotonte një aeroplan, i cili kur po ecte në pistë, kishte penguar uljen e një avioni tjetër.

Avionët iu afruan njëri-tjetrit në një distancë të rrezikshme.

“FAA po heton një incident në të cilin piloti i një ‘Aviat Husky’ po ecte në pistën e aeroportin ‘Hawthorn’, kur një aeroplan tjetër po kryente një ulje”, tha FAA-ja.

Kjo ishte hera e dytë që Ford u përfshi në një incident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: