Duka dhe dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan, po përgatiten për udhëtimin e tyre në Afrikë në fund të vitit me të voglin Archie.

Lajmin e bën të ditur Daily Mail. Bëhet fjalë për udhëtimin e parë ndërkombëtar të pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore britanike.

Etapa e parë do të jetë në Afrikën e Jugut, por sipas tabloidit çifti po mendon të kalojë një kohë më të gjatë atje, ndoshta edhe disa muaj, në kontinentin afrikan vitin e ardhshëm, ndoshta në Botswana, ku të dy në të shkuarën kanë kaluar romancën e tyre të dashurisë.

‘Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar për udhëtimet e ardhshme’, ka komentuar zëdhënësi i Harry dhe Meghan.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb