Më pak se 18 muaj pas intervistës bombë me Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan kthehen për të vizituar mikeshën e tyre, prezantuesen e talk show-t më të njohur në historinë e TV amerikan, në vilën e saj në Montecito dhe kjo gjë shkakton të dridhura në oborrin mbretëror anglez. A do të ketë një tjetër zbulim për të prishur qetësinë e Windsors? Fotot në “Daily Mail” tregojnë Dukën e Sussex duke drejtuar një fuoristradë, Markle është ulur në sediljen e pasme dhe bashkë me ta edhe Janina Gavankar. Nuk dihet nëse në makinë ndodhen edhe fëmijët e çiftit.

Në shtëpinë e Oprah, Harry dhe Meghan kaluan më shumë se një orë. Markle për vizitën tek shoqja e saj, e cilësuar ndër femrat më të fuqishme në botë dhe e ashtuquajtura mbretëresha e të gjitha mediave, u shfaq pa grim dhe e qetë, ndërsa Harry mbante një kapele bejsbolli, një bluzë dhe syze dielli. Takimi me drejtuesen e talk show-t u zhvillua më shumë se një vit pas intervistës së mëparshme që prishi qetësinë e familjes mbretërore, duke lëshuar një skandal mbi racizmin.

Me atë rast, Dukat e Sussex-it kishin folur për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, për faktin se atyte i ishin prerë financat nga Princi Charles dhe u ankuan për tërheqjen e sigurisë policore. Markle kishte thënë gjithashtu se dukesha e Kembrixhit e kishte bërë të qante.

Kohët e fundit, marrëdhëniet duket se janë rregulluar pjesërisht, aq sa Sussex-ët morën pjesë në festimet për Mbretëreshën Elizabeth, edhe pse në një rol padyshim margjinal. Megjithëse të dy e përfunduan udhëtimin e tyre të Jubileut Platinum kryesisht pa ndonjë ngjarje, ata u akuzuan për “hipokrizi të madhe” nga biografi mbretëror Tom Bower mbi vendimin e tyre për të fluturuar privatisht. Harry dhe Meghan kanë mbajtur një profil relativisht të ulët që nga kthimi në Kaliforni dhe janë parë në publik vetëm një herë, gjatë një ndeshje polo në Los Padres.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb