Me 2 fitore, 1 barazim, 7 pikë në total, 9 gola të shënuar, 2 të pësuar, Anglia kalon në fazën e 1/16 ku do të përballet me Senegal, një përfaqësuese që nuk janë përballur asnjë herë në të kaluarën. “Tre luanët” përforcuan statusin e tyre si favorit, për më tepër që Southgate ka një skuadër të mbushur me yje, ka luksin të bëj rotacione apo humbur ekuilibrat apo shkëlqimin, e tillë ishte dhe sfida e fundit kundër Uellsit ku hodhi në fushë nga minuta e parë një tredhëmbësh të ri, Foden-Kane-Rashford.

Foden
Foden

Ylli i Man.United ishte njeri i ndeshjes duke realizuar një dopjetë, bëhet lojtari i katërt në historinë e Anglisë në Botëror që shënon dy gola në një ndeshje. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Foden, ndërsa nuk “ndezi” as në këtë sfidë kapiteni Harry Kane.

Rashord
Rashord

Pavarësisht këtij fakti, Harry Kane bëhet lojtari i parë që pas vitin 1996 që dhuron tre asiste në një Botëror të vetëm. Në përfundim të sfidës, Southgate u ndal fillimisht te paraqitja e Rashord:

“Ishte fantastik, ka qenë i jashtëzakonshëm që kur është bashkuar me ne, mëkat se mund të realizonte një “tripletë”. Senegal? Kanë disa lojtarë të mëdhenj që luajnë në kampionate të mëdha. Ne e dimë që jemi favoritë, por luajmë kundër një skuadre të rrezikshme”, u shpreh Southgate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb